Kida në studio, ka gati një “kallaballëk” këngësh

Ndonëse në mungesë të koncerteve për shkak të pandemisë, Kida po vazhdon intenzivisht punën për këngë të reja.
Artistja e njohur këtë e ka bërë të ditur edhe me postimet e radhës në rrjetet sociale, në të cilat shihet nga studio muzikore bashkë me producentin, Mixey, shkruan Indeksonline.

Përveç që ka treguar se projektet e reja janë drejt finalizimit, ata poashtu bënë të ditur se Kida tashmë është duke punuar në jo një, por disa këngë të reja.
Ishte producenti ai që në një InstaStory ku shihet Kida ka shkruar “Kallabllak këngë ju kan bo”.

Teksa në anën tjetër, këngëtarja ndau edhe disa imazhe personale ku shihe në formë mjaft të mirë dhe joshëse.
Ndërkohë, rikujtojmë që kënga e fundit e Kidës është “Edhe sa”, ku artistja erdhi shumë më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim./Indeksonline/
