Ky do të jetë komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, vjen javën e ardhshme

Gjeneralmajor Michele Risi po kalon javën e fundit si komandant i KFOR-it në Kosovë. Javën e ardhshme ai do të zëvëndësohet nga gjeneralmajori, Franco Federici.
Ceremonia e ndërrimit të komandës midis komandantit të KFOR-it në largim dhe atij në ardhje do të mbahet, më 16 nëntor 2020, në SHP të KFOR-it, kampi “Film City”, në orën 10:30.
Për shkak të masave kufizuese të Covidit-19, KFOR-i nuk do të jetë në gjendje këtë vit që të mirëpresë si zakonisht të gjithë operatorët e medieve./Indeksonline/
