75 Mall Live Search
13:40 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / Blerim

Ambasadori Cufaj pret në një takim Viola von Cramon-in, kërkon mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, priti në një takim pune raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe politikanen nga radhët e Të Gjelbërve gjermanë, zonjën Viola von Cramon.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Republikës së Kosovës, në Gjermani.

Derisa thuhet se në takim u fol edhe për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

“Në takimin e përbashkët u bisedua situata aktuale në Kosovë, presidenca gjermane me BE-në, çështja e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftim./Indeksonline