Efekti Joe Biden! Fustani i Jill-it, i veshur natën e fitores shitet brenda pak orësh

Bashkëshorti i saj ende nuk ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë, megjithatë Jill Bideni së shpejti do të bëhet Zonja e parë.
Ndonëse ka vetëm pak ditë që Biden është zgjedhur fitues i presidencialeve në ShBA, gruaja e tij dukshëm ka ndikim serioz kur bëhet fjalë për aksionet e modës, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.

Fustani që ajo veshi gjatë mbrëmjes kur bashkëshorti i saj bëri paraqitjen e fitores, u bëri përshtypje shumë njerëzve.
Fustani i Bill ishte blerë nga vet ajo 5 mijë e 690 dollarë.
Fustani blu i mesnatës ishte në dispozicion në faqen e internetit të shitësit “The Outnet”, kur ajo u largua nga ngjarja festive, por ishte shitur vetëm disa orë më vonë, sipas Daily Telegraph.
Kishte shumë njerëz të pasur që donin të blinin fustanin e zonjës Bill, për të imituar stilin e saj i cili kushtoi 1 mijë e 707 dollarë. /IndeksOnline/
