75 Mall Live Search
17:30 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / Blerim

Hoxhaj: Procesi ndaj Ish-pjesëtarëve të UÇK-së vë në pikëpyetje themelet e shtetit të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media, ka vënë në dukje se fillimi i procesit gjyqësor ndaj Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ndaj ish-kryetarit Hashim Thaçi, ndaj ish- Kryetarit të Kuvendit dje, si dhe ndaj deputetit Rexhep Selimi nesër, përmban një ngjarje tronditëse pët historinë, por  edhe për politikën e sotshme në Kosovë.

“PDK është me e prekur nga një proces i tillë gjyësor, por janë partitë dhe kolegët në partitë tjera, por kjo është një goditje ndaj një lufte të drejtë, të pastër dhe mbrojtëse të  UÇK-së” ka theksuar Hoxhaj.

Ai ka thënë se  ky proces vë në pikëpyetje themelet e shtetit të Kosovës, që është ndërtuar mbi luftën e popullit tonë për liri dhe pavarësi. Kjo luftë fitoi edhe zemrën e botës demokratike, duke parë edhe gjenocidin  Serbisë në Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se lufta e drejtë  e UÇK e ka bërë Ballkanin më të drejtë, më paqësor dhe së është i bindur se nga ky proces  do të dalin faqebardhë.