75 Mall Live Search
19:20 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Daut Haradinaj, ministri Selimi dhe Nehat Thaçi vizitojnë familjen e Kadri Veselit

Në ditën kur ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, doli për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, familja e Veselit pati mysafirë, shkruan IndeksOnline.

Këtë ditë të rëndë për familjen, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, deputeti nga AAK-ja, Daut Haradinaj dhe drejtori i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, vizituan atë.

Ata kishin vendosur që të shkonin këtë ditë te prindërit e Veselit në shenjë respekti dhe mbështetje ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë./IndeksOnline/