75 Mall Live Search
20:35 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Ramush Haradinaj përgënjeshtron mediat: S’jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka demantuar disa lajme ku thuhet se i është konfirmuar aktakuza edhe atij, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj me një postim në Facebook ka thënë se nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqësor.

Postimi:

Të dashur qytetarë,

Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë.

Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor.

Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtetit.

RH