Marku ua thotë anglezëve: Jam miku i Xherdanit dhe Granitit

Florian Marku sonte rikthehet në ring dhe do të pwrballet me anglezin, Muma Mweemba i cili ka dy vite që nuk zhvillon ndonjë meç në botën e boksit.
Në anën tjetër, Florian Marku do të tentoj sonte që ta vazhdoj karrierën e tij në boks me një fitore të mundshme, e cila do t’i jepte mundësi që të vazhdonte tutje në kategorinë e lehtë në boks.
Ai ka folur për SunSport pak para këtij meçi.
“Për tifozët në Mbretërinë e Bashkuar unë jam i ri por në Shqipëri, Greqi, Austri dhe në të gjithë Evropën, kam shumë tifozë sepse kam pasur mbi 100 luftime në kikboks dhe MMA, fitova tre tituj botërorë dhe shkova 10 vjet pa humbur”.
“Xherdan Shaqiri është një mik i imi. Granit Xhaka dhe Shkrodan Musta janë gjithashtu miqtë e mi sepse gjëja më e mirë për ne shqiptarët është se ne qëndrojmë në kontakt me njëri-tjetrin në të gjithë botën” përfundoi Marku.
Meçi i tij zhvillohet pas afërisht gjysmë ore.