Covidi-19: 68 pacientë trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, po trajtohen 68 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 59 prej tyre janë në Oksigjeno terapi, ndërsa nga këta, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ndërsa 1 pacient është shëruar nga Covidi-19 gjatë 24 orëve të fundit.
4 operacione janë kryer gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Numri i lindjeve gjatë 24-orëve të fundit ka qenë 3. Kanë lindur 2 foshnja të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
Gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 25 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
237 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë 3.041 sosh.
64 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme: 20 rëntgen, 28 EHO dhe 16 CT.