Dokumente ekskluzive të veturave “BMW”: Buxheti i Kosovës i shpëtoi 150 mijë euro!

Tri vetura tё blera nga MPJ-ja, nё qershor tё vitit 2019, pёr nevoja tё protokollit të shtetit u bënë temë gjithandej në mediat vendore.
Fillimisht u raportua se si Ministria e Punëve të Jashtme kinse kishte mashtruar shtetin gjerman. Mirëpo, pas këtij raportimi, përpos që ishte formuar njё komision hetues nga MPJ-ja të merrej me kёtё çёshtje, aty ishte marrё edhe Prokuroria e Shtetit.
Duke parё se pёr çfarë ёshtё fjala, si nga komisioni i formuar nga MPJD-ja e po ashtu edhe nga prokuroria ishte mbyllur çёshtja pa gjetje tё shkeljeve tё pretenduara nё media.
Indeksonline ka siguruar dokumentacionin nga kompania gjigante, “BMW”, në Gjermani.


Kështu, duke mos pasur vetura tё mjaftueshme, tri veturat ishin blerё pёr nevoja tё protokollit tё shtetit dhe do tё pёrdoreshin vetёm pёr çёshtje protokollare, pёrkatёsisht pёr raste tё vizitave tё krerёve shtetёrorё.
Duke pasur buxhetin e limituar, natyrisht se ishte kërkuar mundёsia pёr tё gjetur veturat qё u pёrgjigjen nevojave tё protokollit tё shtetit.
Ndaj, duke ditur se kompanitё si: “Audi”, “BMW” dhe “Mercedes” ofrojnё zbritje pёr veturat qeveritare, atёherё MPJja kishte autorizuar ambasadёn qё tё merrej me kёtё çёshtje.
Nga ofertat e ofruara nga “BMW”-ja, “Audi”-a dhe “Mercedes”-i, oferta e “BMW”-së ishte oferta mё e volitshme. “BMW”-ja kishte ofruar ofertёn mё tё volitshme por edhe zbritjen mё tё volitshme. Pёr veturёm “BMW” 730D ajo nё vend tё çmimit real brutto prej 100.249.99 si veturё qeveritare kishte ofruar çmimin neto prej 50.167,12 eurosh.
Kёrkesa pёr ofertёn ishte bёrё fillimisht nga Konsullata e përgjithshme e RKS, nё Mynih. Nё ofertёn e “BMW”-së shihet qartë se oferta ishte bёrё nga Departamenti i shitjes sё veturave qeveritare dhe nё mёnyrё eksplicite pёrmendet se çmimi vlenё vetёm pёr vetura qeveritare dhe pagesa duhet tё bёhet nga ajo.
Pas raportimeve nё mediave pёr “mashtrim tё shtetit gjerman nga Ambasada e RKS-së nё Berlin” i ёshtё bёrё edhe njё kёrkesё “BMW”-sё pёr tё drejtёn e lajmёrimit tё veturave nё Qeverinё e RKS-së. Nё mёnyrё eksplicite “BMW”-ja kishte dёrguar pёrgjigjen pozitive me kёrkesёn qё tё dёrgohen kopjet e librezave kompanisё sё “BMW”-sё ku figuron se veturat janё tё regjhistruara si vetura qeveritare.
Njё zyrtar i MPJ-së thotё se nё fillim raportimi nё media ishte tendencioz dhe fare jo bjektiv. MPJ-ja kishte vendosur pёr blerjen e kёtyre veturave vetёm pёr shkak tё mungesёs sё veturave qё sikur çdo shtet tjetёr do tё pёrdoreshin nё rast tё vizitave ndёrshtetёrore. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/