75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / V R

Gati për rikthim, këngëtarja shqiptare jep lajmin e madh për adhuruesit

Nuk është shumë aktive me projekte muzikore, pasi ka vendosur që kohë më të madhe të ia dedikoj familjes që kur u bë nënë.

Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj njihet për zërin e saj të veçantë dhe stilin e të kënduarit, dhe tashmë është gati për një rikthim me një këngë të re.

Kështu bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa zbuloi edhe kohën e lansimit të projektit më të ri.

“Who Am I, 30.11.20”, ka shkruar Argjentina bashkangjitur me një fotografi bardhë e zi.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Pishman” në bashkëpunim me Young Zerka, që u publikua muaj më parë./Indeksonline/