75 Mall Live Search
10:32 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Incident në det midis Turqisë dhe Greqisë, 4 të vdekur

Një incident ka ndodhur në det ndëmjet një anijeje cisternë greke dhe një varke peshkimi turke.

Nga përplasja është fundosur peshkarexha turke. Incidenti ka ndodhur 37 milje larg bregut të qytetit turk, Mersin.

Sipas të dhënave të deritashme, mediat turke dhe ato greke raportojnë për 4 persona që u nxorrën të vdekur.

Ata ishin ekuipazh i peshkarexhës turke. Ndërkohë që nuk dihet numri i saktë i personave që kanë qenë në bord.

Nga ana tjetër, anija cisternë greke kishte në bord 27 anëtarë ekuipazhi. Asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime. Autoritetet vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Paralelisht kanë nisur edhe hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit në det.