Zemaj: Jam i gatshëm të raportoj për gjendjen e pandemisë, në vend

Në mungesë të kourumit sot ka dështuar raportimi i ministrit së Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Komisionin për shëndetësi, shkruan IndeksOnline.
Zemaj tha se ai është i gatshëm që të bëjë prezantimin e gjendjes dhe t’u përgjigjej pyetjeve në komision.
Po ashtu, ai kërkoi bashkëpunim nga kolegët në të mirë të shëndetit.
Postimi:
Të nderuar deputetë, anëtarë të Komisionit për shëndetësi,
Ftesës duaj për raportim, iu përgjigja sot, duke qenë i gatshëm ta bëj prezantimin e gjendjes dhe t’u përgjigjem pyetjeve tuaja.
Në mungesë të kuorumit, raportimi nuk u zhvillua.
Edhe sot dhe çdo ditë tjetër, jam i gatshëm ta prezantoj gjendjen me një raport informues rreth pandemisë dhe angazhimit tonë kundër Covidit-19.
Mirëpres bashkëpunimin dhe kontributin tuaj, në të mirë të shëndetit dhe shëndetësisë së vendit tonë.
Për të gjitha veprimet dhe përkushtimin tonë në pandemi, do të bëj njoftimet dhe informatat e duhura për ju dhe pë opinionin.
Bashkë ia dalim!