75 Mall Live Search
12:29 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / V R

Aktorja e njohur rikthehet në ekran, me një rol në filmin “Mission impossible 7”

Angela Bassett do të kthehet në ekran si Erika Sloane në filmin “Mission: impossible 7”.

Mediat e huaja raportojnë se aktorja 62-vjeçare do të shfaqet në ekranin e madh pranë Tom Cruiset edhe një herë, pasi u shfaq për herë të parë më 2018 “Mission impossible – fallout” ,transmeton Indeksonline.

“Biseda e vërtetë është kur, unë mendoj se ata kanë filluar xhirimet, ose ky ishte plani, por ju e dini në këto kohë provash, planet më të mira ndonjëherë shkojnë keq”, shpjegoi Angela në një intervistë, ndërsa fliste në lidhje me rolin e saj në Disney Pixar’s Soul.

Ajo shtoi se ajo “e ka skenarin dhe thjesht do të shohim kur të marr biletën për të fluturuar dhe të shkoj të bëj pjesën time dhe unë jam me të vërtetë e ngazëllyer për këtë”.

Personazhi i Angelas, Erika Sloane, është drejtoreshë e CIA-s.

“Mission impossible 7” në rolin kryesor është Tomi. Ndërsa marrin pjesë edhe Hayley Atwell, Pom Klementieff dhe Simon Pegg. Të katërtit janë aktualisht duke xhiruar në Venecia, Itali./Indeksonline/