75 Mall Live Search
12:35 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

U.d. e presidentes dr. Vjosa Osmani takoi ambasadoren kroate Danijela Barishiq

U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, takoi sot ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq.

Me ambasadoren kroate u.d. presidentja Osmani ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, ecurinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat institucionale përballë pandemisë Covid-19. U.d. presidentja Osmani e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe ndihmën nga shteti mik kroat në periudhat më të vështira në të cilat ka kaluar vendi ynë.

Të dyja bashkëbisedueset u pajtuan që bashkëpunimi ndërshtetëror të forcohet edhe më tej, duke llogaritur mbështetjen e shtetit kroat në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian.