75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Këto janë kufuzimet për komunat me rrezik të mesëm

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në një konferencë për media, Hoti ka bërë me dije se në komunat që janë në zonën me rrezik të mesëm është kufizuar orari i funksionimit të veprimtarive.


Në këto komuna, qendrave tregtare dhe veprimtarive të hotelerisë dhe gastronomisë u lejohet veprimtaria nga ora 05:00 deri në ora 18:00.
Njësoj do të punojnë edhe qendrat tregtare, nga ora 05:00-18:00.


Pas kësaj ore, lejohen vetëm shërbimi merre me vete ose porosi me dërgesa.
Ndërkohë, institucionet publike dhe private lejohen të punojnë vetëm me staf esencial./IndeksOnline/