Aktori “zemërthyes” Leonardo di Caprio, sot buëhet 46 vjeç

Një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, Leonardo di Caprio, sot mbush 46 vjeç.
Aktori ka fituar vlerësim kritik për shfaqjet e tij në ekran qysh në moshë të vogël, qoftë ai duke luajtur një adoleshent të sfiduar mendërisht në filmin 1993 What’s Eating Gilbert Grape përkrah Johnny Deppit, deri në shfaqjen e tij në filmin që i solli Oscarin The Revenant, më 2015.

Por ai bëri emër me rolin e tij e Jack në filmin “Titanic” në vitin 1997 përkrah aktores, Kate Winslet.

Leonardo përveç që hyn ndër aktorët më të talentuar dhe më të suksesshëm në botë, ai konsiderohet edhe si një prej meshkujve më seksi në botë.

Ndërsa, ai përveç se është aktor, është edhe ambientalist. Fondacioni i tij së fundmi bashkëpunoi me Aleancën e Tokës, Emerson Kolektiv dhe Ruajtjen Globale të Kafshëve të Egra për t’u përqendruar në adresimin e kërcënimeve të ndërthurura të ndryshimit të klimës dhe humbjes së biodiversitetit përmes punës së tij globale për të mbrojtur ekosistemet dhe jetën e egër, për të mbështetur energjinë e rinovueshme dhe për të siguruar të drejtat autoktone në dobi të të gjithë jetës në tokë./Indeksonline/