Kurrë s’ka qenë më e keqe atmosfera në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi i nevrikosur, punëtorët në stres

Më shumë se 76 milionë amerikanë mezi presin që Joe Bideni të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë në janar. Punëtorët e Shtëpisë së Bardhë duket se aktualisht janë njerëzit që po e presin me padurim janarin dhe largimin e Donald Trampit nga “White House”.
Mediat amerikane raportojnë se punëtorët e kësaj shtëpie po përjetojnë atmosferë të keqe brenda saj pas zgjedhjeve në SHBA.

Punëtorët e përditshëm – përfshirë ekipet e pastrimit dhe mirëmbajtjes dhe stafin e kuzhinës mesi presin largimin e presidentit.
Shumica e punëtorëve kanë treguar në kushte anonimiteti se Trump, familja dhe stafi i tij kanë krijuar një mjedis negativ dhe stresues.

Shumë nga punëtorët kanë qenë atje për dekada dhe kanë thënë se kurrë nuk ka patur atmosferë më të zbeht se sa tani.
Ky staf ka raporte të mira me Biden ngase presidenti në ardhje ka qenë mysafir i shpesht i kësaj shtepie në kohën kur Barack Obama ishte president.

Punëtorët i kanë quajtur si të vështira dy muajt e ardhshmë të qëndrimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë./Indeksonline/
