75 Mall Live Search
15:25 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Shpend Ahmeti: Nuk ndihmon ora policore pas orës 19:00, kur numri më i madh i të infektuarve janë zyrtarë publik

Kryetari i  komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti po kundërshton, masat e reja të propozuara nga qeveria e Kosovës, për mbyllje totale të Prishtinës pas orës 19:00 e deri në 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, duke filluar zbatimi i tij nga e premtja e kësaj jave.

Ahmeti ka thënë se nuk ndihmon ora policore prej orës 19:00 ku numëri më i madh i zyrtarëve publik janë të infektuar me Covid dhe rrjedhimisht ata e përfundoj orarin para kësaj ore.

Ai madje ka listuar 5 arsye të reja e të cilat e përforcojnë qëndrimin e tij për mos mbyllje të Prishtinës.

Postimi i tij:

1. Në qoftë se një numër tepër i madh i të infektuarve janë zyrtar publik që punojnë në institucione publike, si ndihmon ora policore prej ores 19:00?

2. Sipas kritereve të qeverisë, në qoftë se Komuna i ndërpren testimet dhe ndalon laboratoret private në Prishtinë, atëherë për pesë ditë do të jemi në zonën e gjelbërt sepse nuk do të kemi raste pozitive.

3. Qeveria po e merr për bazë 201,000 banorë në Prishtinë, a ka plotë njerëz në lista të IKSHP që banojnë në Prishtinë por nuk janë të regjistruar në Prishtinë. (Vetëm nga numri i nxënësve Prishtina i ka 320 – 350 mijë banorë). Kjo është me rëndësi sepse si kriter po e marrin numrin e të infektuarve për 100,000 banorë.

4. Rastet pozitive si përqindje e testimeve janë të njejta në krejt Kosovën. Ky është kriteri që duhet të përdoret

#jombylljes me kritere të tilla
#jombylljes pa ndihma ekonomike