75 Mall Live Search
15:54 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / C E

Shumë befasi në Ligën e Parë, këto janë rezultatet

Sot, u luajtën të gjitha ndeshjet e Grupit A në Ligën e Parë.

Trepça fitoi pas shumë javësh duke mposhtur një rival direkt për mbijetesë si Vëllaznimi.

Malisheva tregoi forcën duke “pushtuar” Lirinë dhe duke mbetur në krye të tabelës, por që edhe rivalët direkt të Onix, Dukagjinit dhe Istogut nuk dështuan.

Rezultatet përfundimtare:

Trepça 2–1 Vëllaznimi

Malisheva 2–0 Liria

Dukagjini 3–0 Vushtrria

A&N 1–3 Istogu

Onix 2–1 Drenasi.