623 viktima dhe mbi 32 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Situata e koronavirusit në Itali vijon të jetë shqetësuese. Shifrat vijojnë të jenë në rritje, ndërsa mjekët bëjnë apel që të merren masa për shkak se spitalet po përballen me shifra alarmante të pacientëve të prekur me virus.
Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi 623 humbje jete. Gjithashtu shifra të larta janë raportuar edhe për rastet e reja, ku 32,961 persona janë infektuar në 24 orë.
Po ashtu autoritetet bëjnë me dije se janë realizuar edhe një numër i lartë i testimeve, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Lombardia mbetet sërish rajoni më i prekur me 8,180 raste të reja me koronavirus, ndjekur nga Campania me 3,166 të prekur, Veneto me 3,082 dhe Piemonte me 2,953 të prekur me COVID-19.