Sahiti flet pas humbjes në miqësoren ndaj Shqipërisë

Ka përfunduar takimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duel ky që i takoi karakterit miqësor.
Shqipëria e fitoi këtë takim me rezultatin final në 2:1, falë golave të realizuar nga Balaj e Uzuni, ndërsa për Kosovën realizoi, Vedat Muriqin nga penalltia, shkruan IndeksOnline
Pas kësaj miqësore foli edhe ndihmës trajneri i Challandes, Muharrem Sahiti, i cili tha se është një rezultat negativ, ishte një ndeshje jo e mirë.
“Sigurisht është një rezultat negativ kur humb, e filluam keq pjesën e parë, ishte një ndeshje jo e mirë, pa ritëm, pa intensitet, pa dëshirë”, ka deklaruar Muharrem Sahiti.
“Pjesën e dytë ishim më të mirë, por jo mjaftueshëm”.