Gjendja shëndetësore e Challandes-it sipas Sahitit

Ka përfunduar takimi miqësor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duel ky që “Kuqezinjtë” e fituan.
Shqipëria e fitoi këtë takim me rezultatin final në 2:1, falë golave të realizuar nga Balaj e Uzuni, ndërsa për Kosovën realizoi, Vedat Muriqi nga penalltia, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe ndihmës trajneri i Challandesit te “Dardanë”, Muharrem Sahiti, i cili midis tjerash tregoi edhe për gjendjen shëndetësore të teknikut zvicerian, ku sot rezultoi pozitv me Covid-19.
“Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, para ndeshjes me Slloveninë do të testohet dhe të shohim si do të rezultojë”, ka deklaruar Sahiti.
“Urojmë që të rezultojë negativ dhe të na bashkohet”, tha ai.