Vodhi bankën ku punonte, arrestohet në Tiranë drejtori

Arrestohet drejtori i një banke në Tiranë i cili akuzohet se ka vjedhur bankën të cilën drejtone.
Në pranga ka rënë Artan Nisllaj, të cilin Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thotë policia.