75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / OSH

8 persona vdesin për 24 orë nga koronavirusi

IKShPK-ja sapo ka publikuar rezultatet e 24 orëve të fundit të personave të prekur me Covid-19.

Përveç që janë bërë testime rekord mbi 2 mijë, bëhet e ditur se nga Covid, kanë ndërruar jetë 8 persona.

 “Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç)”, theksoi raporti i IKShPK-së.