Dëmtime të shumta në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit, komuna nuk ndërmerr asgjë

Banorët e rrugës “Turgut Ozal” në lagjen Bajram Curri në Prizren, po ankohen që kjo lagje tash e sa kohë ka mbetur e neglizhuar nga pushtetarët.
Dy ankesat e tyre kanë të bëjnë me rrugët e prishura e me ndriçimin jo funksional.
Ata na adresë të IndeksOnline kanë treguar se si rrugët e kësaj lagje me 8 mijë banorët janë në gjendje të tmerrshme .
“Ende nuk ka asnjë intervenim nuk po e dimë se pse gjithë kjo neglizhencë ndaj lagjes me 8 mijë banorë,ndriqimi është i dëmtuar”, thonë banorët e kësaj lagje.
Ata madje frikësohen të kalojnë në mbrëmje përgjatë të mungesës së ndryshimit.
Më poshtë ju sjellim pamje:





