Challandes mbetet në vetë-izolim në Durrës, pret testin e radhës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes rezultoi pozitiv me Covid-19, në testet e bëra dje para ndeshjes miqësor me Shqipërinë që u zhvillua në “Elbasan Arena”.
Challandes, dje kishte udhëtuar me Kosovën, por nuk ishte për ta përcjellur nga afër vëllazëroren që përfundoi në (2:1), e në vend të tij doli ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti, shkruan IndeksOnline
Kështu, sipas burimeve të IndeksOnline, tekniku zviceran ndodhet ende në Durrës dhe është i vetë-izoluar në hotel e që nesër pritet që të gjithë “Dardanët” të testohen para nisjes për në Slloveni.
Pra, stafi dhe futbollistët e Kombëtares sonë, do të nisën për në Slloveni ditën e shtunë nga Tirana./IndeksOnline/