75 Mall Live Search
23:55 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / V R

Jennifer Lopez dhe Maluma do të performojnë për herë të parë së bashku në “American Music Awards”

Jennifer Lopez dhe Maluma do të performojnë së bashku në American Music Awards në një premierë botërore të këngëve të tyre të reja “Pa ‘Ti” dhe “Lonely”, nga filmi i ardhshëm i Lopez, “Marry Me”.

ABC njoftoi bashkëpunimin si performancën më të fundit në shfaqje, e cila do të drejtohet nga Taraji P. Henson.

“Bashkëpunimi Lopez dhe Maluma thekson suksesin e pamohueshëm të muzikës latine këtë vit, pasi shfaqja gjithashtu ka zgjeruar kategoritë në të dy zhanret latine dhe Hip-Hop për t’iu përshtatur popullaritetit të saj të përgjithshëm”, tha ABC në një deklaratë.

Performanca do të shënojë gjithashtu debutimin e Maluma në AMA. Lopez drejtoi shfaqjen në 2015 dhe u kthye në 2018 për një performancë të “Limitless”.

Përformues të tjerë në AMAs do të jenë gjithashtu këngëtarja shqiptare Dua Lipa, Bad Bunny, BTS, Lil Baby, Megan Thee Stallion dhe Shawn Mendes.

Shfaqja do të transmetohet drejtpërdrejt nga Los Angeles të dielën, 22 nëntor në ABC./Indeksonline/