Pas mesnatës futën ilegalisht emigrant nga Siria në veturë, ndalohen nga policia

Teksa po vozitini në magjistralen Pejë-Prishtinë, policia ka ndaluar dy vetura, e të cilat ishin duke transportuar persona nga Siria, transmeton IndeksOnline.
Nga kjo ngjarje që u zhvillua në mesnatën e së enjtes, siç njofton policia dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit u janë konfiskuar veturat dhe disa para të cilat u janë gjetur gjatë kontrollit. Rasti në procedurë të rregullt./IndeksOnline/