75 Mall Live Search
10:25 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Arrestohen dy shtetas turk në Prishtinë/ Prezantojë pasaporta false, pastaj kërkojnë azil në Kosovë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për rastet e dyshuara për falsifikim me dokumente.

Në ANP “Adem Jashari”, janë arrestuar një femër dhe një mashkull, pasi që kanë prezantuar pasaporta false të Danimarkës, pastaj kanë kërkuar azil në Kosovë.

ANP Adem Jashari 12.11.2020 – 20:30. Është arrestuar e dyshuara femër turke shtetase e Turqisë, pasi që ajo ka prezantuar pasaportë të falsifikuar të shtetit të Danimarkës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. E dyshuara ka kërkuar azil në Republikën e Kosovës.”.

ANP Adem Jashari 12.11.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull turk, shtetas i Turqisë, pasi që ai ka prezantuar pasaportë të falsifikuar të shtetit të Danimarkës. Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit. I dyshuari ka kërkuar azil në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/