75 Mall Live Search
12:24 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

1 muaj paraburgim për nëntë personat e arrestuar dje, dyshohen për krime kibernetike dhe mashtrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti apecial, në afat prej 30 ditësh, ndaj tetë (8) të dyshuarve me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z,.

Ata akuzohen për veprat penale: “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPK-së, si edhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPK-së.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar, përkatësisht Sektori për hetime të krimeve kibernetike, si edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar (Gjermaninë), pas hetimeve disamujore dhe shkëmbimit të informacioneve me autoritetet gjermane, gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 13 lokacione në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Vushtrri, ku janë arrestuar nëntë (9) personat e dyshimtë (disa prej tyre në flagrancë).