Edita Tahiri: Bota mendjen te pandemia, Serbia e Vuçiqit mendjen te lufta

Deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën,duke përmednur luftën që po zhvillohet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, e duke përkujtuar se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta”, ka nxitur reagime të shumta në vend.
Derisa u.d e presidentes Vjosa Osmani i ka kërkuar Bashkimit Evropian të reagojnë për këto deklarata, ish kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë-Serbi,e dialogut teknik Edita Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se derisa bota ka mendjen tek pandemia, Serbia e Vuçiqit mendjen te lufta.
Megjithatë kjo sipas Tahirit, nuk është për tu befasuar pasi që Rusia po armatos Serbinë.
Postimi i plotë i saj: