75 Mall Live Search
14:52 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Shpend Ahmeti shpërndan një mesazh dëshpërues të një qytetari, i thotë qeverisë: Kfillnu

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditëve të fundit ka kundërshtuar fuqishëm masat e marra nga qeveria, duke kritikuar ashpër këtë të fundit që nuk po përkrah sa duhet bizneset, e përkundrazi po ngulfat ato.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shpërndarë për një mesazh të një qytetari i cili në formë dëshpëruese i ka treguar hallin e tij Ahmetit, duke i thënë se jeton me qera dhe nga mungesa e të ardhurave i duhet brenda ditës të liroj banesë në të cilën jetonte.

Ahmeti ka shkruar se mesazhe të tilla po shtohen çdo ditë, ndërsa iu ka kërkuar për këndellje qeverie e Kuvendit, të cilët vazhdojnë të mos votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Postimi i plotë i tij: