Masat anticovid/ Fillon të zbrazet Prishtina para orës 19:00

Që nga ora 18:00 e në disa komuna të tjera në ora 19:00 do të hyjnë në fuqi masat e reja anticovid në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Masat më të rrepta janë për komunat që janë në zonën e kuqe, ku veprimtaria ekonomike do të lejohet nga ora 05:00 deri në orën 19:00, pas kësaj ore do të mbyllen të gjitha, edhe lëvizja e qytetarëve.
Kësisoji, qytetarët e Prishtinës duket se vikendin do ta kalojnë jashtë kryeqytetit.
Në disa pamje që ka siguruar IndeksOnline në ora 17:00 një numër i madh i veturave është parë në dalje të Prishtinës. Si pasojë ishin krijuar edhe kolona të mëdha aty.
Në komunat që janë në zonën e gjelbër lejohet që sektorët ekonomik të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00.
Ndërsa, në komunat me rrezik të mesëm, punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00. Gastronomia 05:00 deri në 18:00, pas kësaj ore merr me vete.
Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë:
Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës dhe Pejës dhe Ferizaj.
Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm:
Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Leposavic, Deçan, Klinë, Drenas, Prizren, Hani i Elezit, Suhareka, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Kamenica, Ranillugu, Parteshi, Vitia dhe Kaqaniku dhe Kllokoti.
Në zonën e gjelbërt bëjnë pjesë komunat (10) me rrezik të ulët:
Malisheva, Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Rahoveci, Juniku, Skenderaj, Istogu, Zubin Potoku dhe Zveçani./IndeksOnline/