75 Mall Live Search
21:11 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / Blerim

Prekazi flet pas humbjes nga Shqipëria U21, ky është komenti i tij

Kombëtarja e Kosovës U21 është mposhtur sot nga Shqipëria U21 me rezultat minimal në 1:0.

Me golin e vetëm nga Cokaj, Shqipëria grumbulloi 3 pikë të plota nga kjo përballje, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshje foli edhe trajneri, Rafet Prekazi, i cili tha se pjesa e parë e Kosovës nuk ishte e mirë por 45’minutëshi i dytë ishte fantastik, por që i mungoi goli.

“Pjesa e parë ishte e dobët, ne nuk kemi qenë superior, për atë inkuadrova djem te ri. Pjesa e dytë ka qenë e mirë, djemtë kanë qenë në nivelin e duhur, topi ka qarkulluar më shpejt kemi qenë më te rrezikshme”, tha Prekazi.