75 Mall Live Search
11:45 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / OSH

Pejë: Në një shtëpi të pabanuar gjinden mbi 12 kg marihuanë

Mbrëmë në Pejë policia ka marrë informatë se në një shtëpi të pabanuar ka substanca narkotike.

Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 12 kg e 940.5gram substancë e dyshuar marihuanë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se për momentin nuk ka ndonjë person të dyshuar dhe se rasti është duke u hetuar.