75 Mall Live Search
11:53 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / OSH

Kapet 23 vjeçari nga Deçani që i vodhi disa gra derisa po vizitonin varrezat e fshatit

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Deçan, ka pranuar informatё nga viktima femer se nё fshatin Strellc i epёrm-Deçan, me datёn 13.11.2020, rreth orёs 15:30, iu ёshtё thyer xhami i pasёm i veturës dhe nga vetura janё vjedhur: nje qant, dokumenta personale, kartelat bankare, njё telefon, dhe  shumё e konsiderueshme e parave.

 Sipas viktimёs deri sa kanё qenё sё bashku me vajzat e saj nё varrezat e fashtit, nga njё veturё ka zbritur njё(1) person i cili ka thyer xhamin e veturёs dhe ka vjedhur sendet e lartcekura dhe i njejti ёshtё laguar nga vendi i ngjarjёs. 

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalur njesitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, nё koordinim tё plotё me njësitet e Drejtorisё Rajonale tё Policisё ne Pejё, rreth orёsh 20:00, pas njё pune intensive operativo-hetimore kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarin:

  • A.J.                lindur me 1997          

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё.