75 Mall Live Search
13:27 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / A. M.

Peci i del në mbrojtje Osmanit pas sulmit nga Anton Berisha: Ti ke parim vetëm intersin personal!

Shefi i stafit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, Faton Peci i ka dal në mbrojtje kësaj të fundit, pas kritikave dhe sulmeve nga anëtari i LDK-së, Anton Berisha.

Sipas Pecit, i rikthyer në LDK, Berisha, parim nuk e ka interesi qytetar, po personal.

Postim i plotë:

Në intervistën dhënë  Associated Press (e publikuar tashmë anekënd botës), u.d. Presidentja Vjosa Osmani flet për krimet e kryera nga Serbia, për fëmijët e vrarë e gratë e dhunuara. Ajo kërkon përgjegjësi e drejtësi për ato krime, duke potencuar se Serbia nuk do të ndryshojë përderisa nuk ka presion mbi të nga BE-ja. Prandaj,  Serbia nuk do të duhej të trajtohej si fëmijë i lazdruar përderisa udhëhiqet nga njerëz të regjimit të Millosheviqit e nuk kërkon falje për krimet.

u.d. Presidentja po kritikohet e sulmohet nga i madh e i vogël në Serbi…dhe çuditërisht nga disa të “rikthyer” në LDK, parim i të cilëve është jo interesi qytetar, po ai personal!

Ndryshe, Anton Berisha ka deklaruar se intervista e Osmanit në Associated Press është shqetësuese.

“Është tepër shqetësuese gjuha jodiplomatike qe ka përdorur u.d. presidentit te Kosovës, zonja Vjosa Osmani ndaj Bashkimit Evropian”, ka shkruar Berisha. /Indeksonline/