75 Mall Live Search
16:31 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / OSH

Covid-19 rëndon gjendjen shëndetësore të diabetikëve, Shoqata: Jemi të frikësuar

Rreth 3500 qytetarë diagnostikohen cdo vit me diabet në vendin tonë, por situata e pandemisë ka ndikuar negativisht në gjendjen e tyre, duke ulur numirn e vizitave dhe kapaciteteve në spitale për ndjekjen e sëmundjes.

Ministria e shëndetësisë tha se 78 mijë të sëmurë i përfitojnë barnat e diabetit falas, por shoqata thotë se të prekurit nga ky problem shëndetësor kanë mbetur pa kujdes nga situata e krijuar prej pandemisë.

Diabeti është një nga sëmundjet bashkëshoqëruse që rëndojnë shëndetin e pacientëve me covid dhe fatkeqësisht, edhe fatalitetet mes tyre kanë qenë të shumta. Por pandemia përvec rrezikut të shtuar për këta pacientë, ka sjellë edhe vështirësi për trajtimet në spitale dhe për kryerjen e vizitatave periodike.

3000 deri në 3500 qytetarë diagnostikohen cdo vit në vendin tonë me diabet, por numri mendohet se ëshët më i lartë pasi jo të gjithë janë të evidentuar zyrtarisht.

Në ditën botërore të dibetit ministrja e shëdnetetësisë ogerta Manastirliu tha nga Vlora se 78 mijë qytetarë përfitojnë falas. sipas saj spitalet rajonale po përgatiten ëpr të trajtuar të prekurit me covid.

Shoqata thotë se ende nuk ka shifra zyrëtare se sa ka qënë numri i viktimave nga covid që kanë pësuar përkeqësim të sëmundjes apo edhe humbje jete si pasojë e diabetit, në shkallë botërore diabeti shkakton 3.2 mln vdekje në vit.