Llapjanët në “Zonën e kuqe”, respektojnë masat anti-Covid

Me masat e reja kundër pandemisë kufizohet lëvizja edhe në komunën e Podujevë, si zonë e kuqe.

Qytetarët e kësaj ane dukshëm po respektojnë masat e reja, shkruan IndeksOnline.

Rrugët e këtij qyteti janë parë të zbrazura, me të shënuar ora 19:00.
Kujtojmë faktin se në ditët e fundit dukshëm është rritur numri i të infektuarve, dhe Podujeva ka qenë njëra nga komunat me më së shumti të infektuar me Covid19. /IndeksOnline/





