Ky është zëvendësuesi i Van Dijk te Liverpooli!

Thuhet se Liverpooli po e kompleton një transferim prej 8 milionë euro nga Olympiakos për të lehtësuar krizën që ka këtë kohë me lëndimet e mbrojtësve.
Fjala është për qendërmbrojtësin e Olympiakos, Ruben Semedo, i cili mund të transferohet në afatin kalimtar të janar, shkruan IndeksOnline

Ky transferim thuhet se do të ndodhë, pasi Van Dijk dhe Gomez tashmë janë të lënduar dhe Kloppi i duhet një futbollist i qendrës për ekipin e tij.
Të lëdnuar te Liverpooli përveç Van Dijk janë edhe Joe Gomez, Alexander Arnol, Thiago, Fabinho dhe Matip./IndeksOnline/