75 Mall Live Search
11:05 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Kjo se çfarë i ndodhi San Marinos, nuk i ka ndodhur asnjë Kombëtare!

Kombëtarja e San Marinos ka shënuar një rekord personal në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Ekipi simpatik i djemve nga San Marino nuk u mposhtë në dy ndeshjet e tyre të fundit nga Litenshtajni dhe Gjibraltari, pasi barazuan pa gola në (0:0), shkruan IndeksOnline

Kjo është një arritje e madhe për Kombëtaren e San Marinos, pasi është hera e parë në histori të tyre që ata nuk mposhte nga një Kombëtare në dy ndeshje radhazi. Ku dihet se ndeshjet e tjera i kanë të gjitha humbje.

Pas ndeshjes, futbollisti i San Marinos, Rossi shpërtheu në lot në konferencën për media./IndeksOnline/