75 Mall Live Search
11:49 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / OSH

Liburn Aliu e zë vendin e Rexhep Selimit tek Vetëvendosja!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me grupin parlamentar të partisë së tij.

Duke e parë që Rexhep Selimi nuk ndodhet në Kosovë tash, grupin parlamentar do ta udhëheq, Liburn Aliu, si ushtrues detyre, transmeton Indeksonline.

Sipas Kurtit, Rexhep Selimi vazhdon të jetë kryetar i Grupit Parlamentar, por deri në rikthimin e tij, Liburn Aliu do të udhëheq grupin parlamentar të LVV-së. /Indeksonline/