75 Mall Live Search
12:12 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / OSH

Arrestohet hajni i Prishtinës që po dëmtonte dhe po i vidhte veturat në parking

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj një hajn në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë.

Sipas Raportit të Policisë, i dyshuari është shtetas i huaj dhe po dëmtonte dhe vidhte vetura të parkuara në parking, transmeton Indeksonline.

Ai kishte dëmtuar 6 vetura nga të cilat përveç dëmeve materiale, kishte vjedhur edhe gjësende personale të katër pronarëve të veturave, dy femra dhe dy meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/