75 Mall Live Search
16:54 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Rekord i ri në Shqipëri, 11 të vdekur dhe 597 raste të reja me COVID 19

Shifra rekord janë regjistruar këtë të diel të rasteve të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri. Kështu, mësohet se si rezultat i 2,501 testimeve kanë rezultuar pozitiv me virus 597, 171 prej të cilave vetëm në Tiranë.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër,  nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë,  nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër”, njofton ministria e Shëndetësisë.

E lartë është edhe numri i personave që kanë humbur jetën nga ky virus. Më konkretisht ditën e sotme 11 qytetarë e ka humbur betejën me COVID-in.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:  një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana,  një 56 vjeçare nga Dibra,  një 65 vjeçar nga Lushnja,  një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani”, thuhet në njoftimin zyrtar.