75 Mall Live Search
17:08 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

3 të vdekur brenda një jave nga COVID-19, në Vushtrri

Gjendja në Kosovë vazhdon e rëndë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Pandemia po rëndohet edhe në Komunën e Vushtrrisë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.

Ai përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se tre persona kanë vdekur brenda një jave nga kjo komunë, ndërsa ka bërë apel për respektim të masave.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, pandemia Covid 19, po rëndohet dita ditës duke u rritur numri i rasteve gjithandej globit!

Të bashkangjitur gjeni raportin javor të detajuar në formë tabelare si dhe raportin total nga rasti zero në Komunën tonë!

Ju lutëm respektoni masat parandaluese Covid 19 të rekomanduara nga IKSHPK duke përdorur maska, mbajtur distancën, kujdes për higjienën. Tre (3) të vdekur brenda shtatë(7) dite nga Komuna jonë nga Covid 19 duhet të na e rrisin kujdesin në respektimin e masave parandalues!

Me respekt
Dr. Sylejman Meholli