Futbollisti i Prishtina 01 thyen këmbën gjatë ndeshjes së Superligës

FC Prishtina 01 ka arritur të shënojë fitore ndaj FC Liqenit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futsall.
Por përkundër fitores, 01-shat kanë marrë një humbje shumë të madhe, shkruan Indeksonline.
Futbollisëti Shefki Kameri ka pësuar një lëndim të rëndë, ku duket se e ka thyer këmbën.

Prishtina 01 ende nuk ka dhënë ndonjë info për shkallën e lëndimit derisa këtë e ka bërë ish-skuadra e tij, Prishtina.
Ky është njoftimi i Prishtinës:
Një lajm aspak i mirë!
Sonte në ndeshje ish-lojtari ynë Shefki Kameri, i cili edhe filloj karrierën e futsallit tek ne, paska pësuar një lëndim serioz duke e thyer këmbën deri sa po zhvillonte ndeshjën tek skuadra e tij aktuale 01.

Klubi ynë shprehë mbështetjën po ashtu i dëshiron shumë shpejtë shërim dhe të kthehet tek skuadra.