75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Gjermani ka plan të zgjasë masat parandaluese shtrënguese ndaj Covid-19

Shifra e të infektuarve me C0vid-19 është rritur në gjithë botën. Gjermania është një nga vendet, e cila ka shënuar një rritje të infeksioneve dhe ka shtrënguar masat parandaluese.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, ministri i ekonomisë Peter Altmaier ka thënë se qytetarët gjermanë duhet të përgatiten për 4-5 muaj të tjerë shoqëruar me masa të forta mbylljeje me qëllimin frenimin e rritjes së infektimeve nga korornavirusi dhe nuk duhet të presin që masat shtrënguese të lehtësohen në mënyrë të menjëhershme.

“Nëse nuk duam ditë me 50,000 infeksione të reja, siç ishte rasti në Francë disa javë më parë, ne duhet të shohim përmes kësaj dhe të mos spekulojmë vazhdimisht se cilat masa mund të lehtësohen përsëri. Nuk jemi ende jashtë rrezikut dhe nuk mund t’i lejojmë vetes me ekonominë, që të hapemi dhe të mbyllemi në mënyrë të vazhdueshme,“- ka thënë Peter Altmaier.

Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë shënuar 792,982 raste infektimi me Covid-19 dhe kanë humbur jetën 12,635 pacientë.