75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

Aksion i mesnatës i policisë në Gjilan, ja çfarë u gjet

Pas informatave të pranuara përmes rrugëve operative nga Policia e Kosovës është arrestuar një i dyshuar, i cili është hasur duke tentuar ta shiste një pushkë gjuetie.

Arma dyshohet se ishte vjedhur në një shtëpi pronari i të cilës gjendet jashtë vendit.

Po ashtu pas hetimeve në vazhdim janë gjetur prova për dyshimin se aty ishte vjedhur një kasafortë në të cilën ishin edhe tri armë të tjera të gjata (dy pushkë gjuetie dhe një kallashnikov) dhe municion.

Nga, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, derisa arma automatike AK- 47 është në kërkim..

Pas intervistimit në prezencën e trupit mbrojtës të dyshuarit me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje 48 orë.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vjedhje e rëndë”.