75 Mall Live Search
13:46 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

Hoti: Integrimi i tregut është hapi i parë drejt pajtimit politik të rajonit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka shkruar në Facebook, se sapo ka marrë pjesë në formë virtuale në Forumin Ekonomik të Vjenës, “Vjena, dialogu për të ardhmen 2020’’ me moton: “Ekonomia takon politikën në botën digjitale’’.

Siç theksoi Hoti në këtë forum u diskutua kryesisht për nevojën për mobilizim të ri në botën digjitale, sfidat dhe mundësitë për ekonominë e rajonit.

“Me gjithë pandemisë Covid-19, Kosova ka vazhduar angazhimet konkrete për të realizuar agjendën evropiane, me theks të veçantë në tregun e përbashkët rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Besoj fuqishëm se pas zotimeve në Samitin e Sofjes, javën e kaluar, integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit. Qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale është kyqe për zhvillimin afatgjatë dhe integrimin në BE të gjithë rajonit”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë: